Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Problemi me mbeturinat, banorët e “Matit 1” protestojnë në komunë

Vendi  |  17.07.2023 Ora 10:31   
 

Problemi me mbeturinat nuk është diçka e re për ta.

Kjo pasi ata përballen çdo ditë me gjendjen e njëjtë, sa herë qe dalin nga banesat e tyre.

Edhe pse kishin kërkuar shumë herë dorën e institucioneve komunale, këto të fundit nuk kanë marrë ndonjë hap konkret për përmirësimin e jetës së banorëve.

 

Të lodhur nga kjo situatë, banorët e lagjes “Mati 1”, këtë te enjte kishin vendosur që pakënaqësitë e tyre t’i shprehnin me protestë, të cilën e mbajtën në sallën e Kuvendit Komunal, në kohën kur do të mbahej dëgjimi publik për miratimin e buxhetit për vitin 2024, për lagjet dhe fshatrat e kryeqytetit.

 

Dren Shahini, organizator i protestës, e shprehi revoltën e tij duke ia ndërprerë fjalën nënkryetarit Alban Zogaj.

“Kanë filluar ditët e verës dhe ne atje jemi duke jetuar në një deponi mbeturinash, kundërmimi është i jashtëzakonshëm. Na u premtua para tetë muajve që ky problem do të zgjidhet shumë shpejt. Prej atëherë kemi një injorim total, as nuk ka shtim të kapacitetit të kontejnerëve, as nuk ka ndryshuar orari i tërheqjes së mbeturinave. Injorim i vazhdueshëm nga të gjitha instancat komunale. Ju lutem mos veproni sikur qeverisja e kaluar, ata na patën vizituar një herë në lagjen tonë, ju ende asnjëherë”.

Nënkryetar Alban Zogaj ka thënë se përballen me një gjendje të trashëguar.

“Në të gjitha këto që i thatë ju keni të drejtë dhe jeni i saktë. Përveç një pike kur thatë që nuk kemi ardhur t’ju vizitojmë, ne kemi qenë edhe me kryetarin Rama në lagjen e juaj. Unë jetoj në rrugën ‘B’ dhe sa herë qe dal e shoh këtë pamje dhe kjo është si thikë për mua. Por ne po përballemi me një gjendje të trashëguar. Po flasim për një ndërmarrje që është ‘Pastrimi’ dhe që është në gjendje shumë të rënduar financiarisht dhe ka probleme të jashtëzakonshme. Jemi duke u munduar që si Prishtinë, ta mbajmë barrën e të gjitha regjioneve dhe t’i ndihmojmë kësaj ndërmarrje që në Prishtinë operon me vetëm 10 kamionë, ku 5 prej tyre nuk janë gjysmak, sepse iu mungojnë pajisjet shtesë”.

Tutje Zogaj deklaroi se shumë shpejt Komuna edhe mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme me mbeturina në Prishtinë.

“Sot po mendoj që ta shpallim edhe gjendjen e jashtëzakonshme me mbeturinat. Sepse është e tillë. Jemi duke u munduar të gjejmë zgjidhje dhe besoj qe do ta keni shumë shpejt zgjidhjen”.

Duke dalë nga objekti i Komunës këta banorë u dakorduan që të zhvillojnë prapë protestë në rast se nuk iu përmbushen kërkesat e tyre.

E pas protestës Kuvendi Komunal ka vazhduar me diskutimin publik për identifikimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve në planifikimin e buxhetit për vitin 2024.

E natyrisht kërkesat ishin të shumta si për fshatin Grashticë, Prugovc, Ballaban dhe fshatrave dhe lagjeve të tjera.

E që kërkesat kryesore ishin në asfaltimin e rrugëve, pajisjen me ndriçim publik, siguri më të madhe në shkolla për nxënësit, dhe çështje të tjera./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing