Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KRU “Prishtina” paralajmëron: Do të vazhdojmë me shkyçje

Vendi  |  20.07.2023 Ora 10:28   
 

Për shkak të mospagesës së faturave të ujit dhe kyçjeve ilegale në sistem, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi se do të vijojnë me shkyçje.

Në një njoftim të publikuar në Facebook të mërkurën, “Prishtina” shkroi se shkyçja do të vazhdohet në lagje të tjera të kryeqytetit, në sektorin e amvisërisë dhe të bizneseve.

Kjo kompani paralajmëroi se po i grumbullojnë ofendimet, fyerjet dhe linçimet që po iu bëhen punonjësve dhe do t’i adresojnë te organet e rendit.

“Vazhdojmë me lagjet e tjera të kryeqytetit, do të shkyçen sektori i amvisërisë dhe bizneseve të vogla e të mëdha. Shkyçjet realizohen për shkak të mospagesës së faturave të ujit dhe kyçjeve ilegale në sistem. Çdo kërcënim/linçim/fyerje që po vjen në forma të ndryshme në komentet e portaleve në drejtim të punëtorëve të KRU" Prishtina" SH.A. janë duke u mbledhur dhe do të raportohen në organet e rendit. Shkyçjet nuk do ndalen!Pa ujë, s'ka jetë”, thuhet në njoftimin e publikuar.

KRU “Prishtina” ka kryer disa shkyçje gjatë së mërkurës në disa lokacione në Prishtinë.

Zëdhënësja për media e këtij institucioni, Arjeta Mjeku, i tha KOHËS se ka pranuar ofendime dhe kërcënime nga komentues në rrjete sociale, për shkak të shkyçjeve nga sistemi i ujit./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing