Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hajdari: Me procesin e verifikimit të peshoreve shtohet besimi i qytetarëve

Vendi  |  20.07.2023 Ora 10:43   

Me rastin e hapjes së korrje-shirjeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, ka realizuar verifikimin periodik të peshoreve shumëtonëshe.

 

Ministrja Rozeta Hajdari me këtë rast ka thënë se me këtë verifikim synojnë largimin e  dyshimeve të bujqve duke shtuar siguri tek ta që peshoret janë të verifikuara nga shteti.

“Është verifikim i rregullt një vjeçar, ku verifikohen të gjitha peshoret shumëtonëshe. Me procesin e verifikimit të peshoreve shtohet besimi i qytetarëve, por edhe bujqve tanë që peshoret janë të  verifikuara sipas ligjeve në fuqi dhe sipas direktivave të BE-së. Sot pamë procesin dhe mund të konkludojmë që çdo gjë që u vendos në peshore erdhi e rregullt dhe e verifikuar”, tha ministrja Hajdari.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing