Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

QKK hap thirrjen për propozim të filmave për Oscar

Vendi  |  20.07.2023 Ora 10:48   

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur thirrjen për propozimin e filmave prej ku përzgjedhet përfaqësuesi i Kosovës për çmimet e Akademisë Oscar.

 

“Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema, apo VOD platformë”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Kategoria në të cilën garon Kosova në edicionin e 96-të është te filmat ndërkombëtar/gjuhë e huaj.

Vitin e kaluar Kosova u prezantua me filmin “Në kërkim të Venerës” nga Norika Sefa, por s’arriti të nominohet. Një rrugëtim të jashtëzakonshëm kishte filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit para 2 vitesh, i bazuar në rrëfimin e grave të Krushës, specifikisht Fahrije Hotit. Ky film arriti që të garojë në listë të ngushtë.  /rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing