Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kia publikon fotografitë e para të Sorentos të rifreskuar

Auto  |  25.07.2023 Ora 11:06   
Me edicionin e rifreskuar të modelit më të madh SUV të KIA-s, i cili së shpejti do t’u ofrohet klientëve evropianë, vjen një “fytyrë” e re dhe elementë të ridizajnuar në kabinë.

Jo shumë kohë pasi Hyundai i tregoi botës se si duket Santa Fe e re nga kompania motër e veturave koreano-jugore KIA, kanë mbërritur fotot e para që zbulojnë se si duket edicioni i ridizajnuar i gjeneratës së katërt të Sorento SUV, transmeton Telegrafi.

Në foto shihet se Sorento, i cili u prezantua për herë të parë pak më shumë se tre vjet më parë, ka marrë një “fytyrë” ndryshe, ku më së shumti bien në sy shtëpizat e reja të dritave LED.

Përveç parakolpit, grila e radiatorit është gjithashtu e ndryshme dhe logoja e ridizajnuar së fundmi e kompanisë është zhvendosur në kapakun e motorit.

Së bashku me ridizajnimin erdhën fellnet e reja prej alumini, dhe me Sorento-n e rinovuar erdhën grafika të reja në kutitë e dritave të pasme.

Inovacionet në kabinën e gjerë përfshijnë hapjet e ventilimit të dizajnuara ndryshe, një ekran më të madh të sistemit multimedial dhe butonat për kontrollin e ajrit të kondicionuar të modeluar sipas zgjidhjes që ofron KIA me modelin elektrik EV6.

Klientët do të mund të zgjedhin nga katër kombinime të reja ngjyrash në veshje dhe sedilje.

Specifikimet teknike të Sorentos të ridizajnuar do të zbulohen në mes të gushtit, por nuk pritet të ndryshojë shumë nën kapakun e përparmë të SUV-it më të madh të KIA-s për Evropën, i cili në edicionin e tij të katërt ofrohet në kombinim me motorët me katër cilindra turbo-benzinë me 1.6 litra dhe 2.2 litra turbo-diesel. /Telegrafi/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing