Pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar, vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.

 

Mërgimtarët dhe kushdo që del nga Kosova po vazhdojnë të presin në kolona të gjata në pika kufitare.

Më së shumti pritje po ka në hyrje të Merdarës prej një orë e gjysmë. Jo më mirë qëndron situata te Dheu i Bardhë ku dalja ju merr kohë udhëtarëve nga 45 minuta deri në një orë.

Sipas të dhënave të përditësuar në mëngjes nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, përveç këtyre dy vendeve, në pikat tjera kufitare mund të kalohet nga 3 deri në maksimalisht 10 minuta./rtk/