Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Temperaturat e ulëta dhe reshjet ndikuan negativisht te bletët

Vendi  |  02.08.2023 Ora 10:44   

Temperaturat e ulëta në pranverë dhe reshjet e vazhdueshme të shiut kanë ndikuar negativisht edhe te bletët. Disa nga bletarët me të cilat ka folur Radio Kosova thonë se si pasojë e kushteve klimatike, këtë vit, bletët kanë prodhuar dukshëm më pak mjaltë.

 

Ashtu siç e bënë prej vitesh, edhe sivjet, herët në pranverë e filloi punën dhe kujdesin e nevojshme për rreth 165 koshere me bletë Roland Paçarizi nga fshati Dragobil i Malishevës.

Mes koshereve me bletë, të cilat i ka të vendosura pranë shtëpisë së tij, e disa edhe në një kamion me të cilin i bartë në kullosa, Paçarizi tregon se këtë vit, si pasojë e kushteve klimatike, bletët i kanë mbushur kosheret me më pak mjaltë.

 “Jo vetëm sivjet, por qe dy tre vjet nuk është duke pasur aq shumë prodhim të mjaltit, shkaku se koha nuk ka qenë optimale për bletët. Pranvera po ka shumë ditë me shi e temperatura të ulëta. Kështu, bletët nuk po mund të zhvillohen sa duhet për t’i arritur kullosat në vazhdim. Sivjet bletët kanë ngecur pak mbrapa. S’ka shumë prodhim, por diçka ndoshta del!”, pohoi ai.

Paçarizi, i cili me krenari e thotë se bletarinë e ka pasion, pohon se këtë vit pret të nxjerrë mesatarisht 6 kilogramë mjaltë nga çdo koshere. Ai tutje tregon për Radio Kosovën se sa është e lehtë puna me bletë gjatë ditëve të nxehta të verës.

“Puna me bletë nuk është e lehtë, donë shumë angazhim e kujdes. Kanë punë. Kanë procedurat e veta si parazitët e sëmundjet e tjera. Prandaj duhet kujdes i rregullt e mjekim me kohë, se po e le hajt se pas një jave, hajt se pas një muaji dëmtohen”, tha ai.

Edhe Ardita Kastrati, e cila mjaltin e bletëve të saj e ekspozoi ditë më parë në një panair në Prishtinë, thotë se këtë vit si pasojë e kushteve klimatike, ka më pak mjaltë.

‘Me bletari merrem tash e 15 vjet. E kam një biznes të hapur. Mirë po ecën puna. Por, sfidë sivjet është koha jo e përshtatshme me temperatura të ulëta e shi, çka ka ndikuar që bletët të prodhojnë më pak mjaltë, krahasuar me vitet e kaluara. Sivjet kam përfituar një grand nga Ministria e Bujqësisë, por deri këtu çdo gjë e kam bërë vetë. Përfitimi i pajisjes moderne për nxjerrjen e mjaltit konsideroj se do të jetë një ndihmesë për tash e tutje”, tha ajo. 

Mbajtësit e bletëve edhe këtë vit subvencionohen me nga 20 euro për koshere, nëse kanë mbi 30 të tilla. Ndërkohë, sipas Ministrisë së Bujqësisë, vitin e kaluar Kosova ka pasur rreth 220 mijë koshere bletë./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing