Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Qytetarët ankohen për rrugë të dëmtuara në kryeqytet

Vendi  |  02.08.2023 Ora 10:45   

Shumë rrugë në kryeqytet janë kthyer në shqetësim për qytetarët. Ata shpalosin vështirësitë që hasin çdo ditë për t’i kaluar ato, për shkak të gropave, ndërsa fajësojnë komunën për mosndërmarrjen e ndonjë veprimi për rregullimin e tyre. Ndërkaq, zyrtarë nga Komuna e Prishtinës premtojnë se shumë shpejt do ta zgjidhin këtë problem.

Qytetarët e Prishtinës ankohen se për shkak të gropave, po u dëmtohen veturat. Si më e dëmtuara vazhdon të jetë rruga "Agim Ramadani", e cila është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet.

Derisa qytetarët ankohen se komuna nuk po e zgjidh këtë problem, drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, përmes telefonit, bën të ditur për RTK-në se së shpejti do të fillojë rregullimi i gropave.

 “Sot janë nënshkruar kontratat e ndarjes zonale. Pra me ndarjen zonale, do të jenë gjashtë kontraktorë në krejt Prishtinën për mbylljen e gropave, shtresat qarkulluese dhe mirëmbajtjen e trotuareve”, tha Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës.

Sipas Xhaferit, ky projekt do të fillojë nga e hëna, ku pritet të bëhen përgatitjet e nevojshme dhe të caktohen menaxherët e kontratave./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing