Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ulen të shtënat me armë në ahengje

Vendi  |  02.08.2023 Ora 10:48   

Në qershor ka nisur fushata “Festo me zemër, jo me armë”. Zylfie Dema nga Policia e Kosovës tha se ky institucion ndër vite ka organizuar fushata vetëdijësuese për qytetarët.

 

“Fushata e iniciuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka filluar në qershor me ligjërata informuese në shkollat fillore dhe të mesme, me institucionet shtetërore, organizatat qeveritare dhe joqeveritare dhe me këshillat për siguri publike. Po ashtu Policia në Komunitet ka mbajtur takime me pronarët e restoranteve duke u marrë numrat kontaktues dhe numrin e mysafirëve në mënyrë që të përcjellin mesazhin tonë për parandalimin e të shtënave festive ku kemi moton “Festo me zemër e jo me armë””, tha ajo.

Sipas saj, nëse bëhet krahasimi me vitin e kaluar ku ka pasur 107 raste të të shtënave me armë në ahengje, këtë vit gjatë muajit qershor dhe korrik, janë shënuar vetëm 17 raste të cilat janë denoncuar nga vetë qytetarët.

Kurse Mentor Cakolli menaxher i projektit në UNDP, Zyra në Kosovë, tha se tash e disa vite UNDP mbështet institucionet e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës në realizimin e fushatave sa i përket avancimit të sigurisë në bashkësi për të gjithë qytetarët.

“ Fushata ka për shënjestër disa grupe të individëve të komuniteteve të cilët mund të japin kontribut në avancimin e sigurisë në bashkësi.Janë realizuar një numër i madh aktivitetesh duke i përfshirë edhe shkollat, kryesisht ato të sistemit parauniversitar”, tha ai.

Sipas tij qëllimi pse e ka filluar fushata në qershor ka qenë që të bashkëbisedohet me komunitetin e nxënësve, mësimdhënësve dhe të prindërve sa i përket rreziqeve që sjellin të shtënat festive.

“Jemi munduar që krahas vetëdijesimit për parandalimin e këtyre të shtënave të bashkëbisedojmë edhe për problematika tjera që e preokupojnë komunitetin shkollor siç janë edhe përdorimi i armëve të zjarrit dhe atyre të ftohta nga nxënësit, mirëpo edhe në avancimin dhe stimulimin e një bashkëpunimi të shëndoshë mes Policisë dhe qytetarëve në mënyrë që bashkërisht të punohet më shumë në parandalimin e pasojave”, nënvizoi ai.

Cakolli tha se aktivitetet që janë realizuar deri më tani kanë për shënjestër edhe mërgatën.”Janë realizuar dy takime në pikat e kalimit kufitar me mërgimtarë”, tha ai.

Ai u shpreh se po mundohen të targetojnë një grup më të madh të audiencës në mënyrë që të ndryshohet kjo mendësi dhe të krijohet një siguri sa më e mirë për të gjithë qytetarët.  /rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing