Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

iPhone 15 me ndryshim të madh në ekrane

Teknologji  |  03.08.2023 Ora 11:23   
 

Raportet e deritanishme tregojnë se seritë iPhone 15, dhe veçanërisht modelet iPhone 15 Pro, do të vijnë me disa ndryshime të rëndësishme. Raporti i fundit i gazetarit të teknologjisë, Mark Gurman, zbulon detaje të reja rreth modeleve të iPhone 15.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, seria iPhone 15 do të prezantohet në shtator të këtij viti. Sipas raportit të fundit, iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max do të kenë teknologjinë e re të ekranit LIPO, e cila do të ndihmojë në tkurrjen e kornizave rreth ekranit në vetëm 1.5 mm krahasuar me 2.2 mm të iPhone 14.

Apple tashmë ka përdorur teknologjinë e ekranit LIPO në Apple Watch Series 7, dhe pritet që këtë vit të prezantohet edhe në modelet iPhone 15 Pro, dhe ndoshta në gjeneratën e ardhshme të pajisjeve iPad Pro.

Në videon më poshtë mund të shihni se si duhet të duket pjesa e përparme e iPhone 15 Pro. Modelet e iPhone 15 Pro pritet të mbeten ekskluzive me veçorinë ProMotion 120Hz. Sidoqoftë, iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus do të kenë nivelin Dynamic Island.

Një tjetër nga ndryshimet që do të vijnë në modelet iPhone 15 Pro është korniza, e cila do të jetë më e fortë dhe më e lehtë se çeliku i përdorur në modelin iPhone X.

Përveç kësaj, një ndryshim i madh në të gjitha modelet e iPhone 15 do të jetë zbatimi i një porti USB-C për sinkronizim dhe karikim.

Modelet Pro do të kenë çmime më të larta në krahasim me paraardhësit e tyre. Megjithatë, Apple beson se seria e ardhshme e iPhone 15 do të ketë të njëjtën kërkesë si iPhone 14, kështu që edhe rritja e çmimit të modelit Pro nuk do të ndikojë në shitjet e tyre./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing