Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bëhet testimi i parë për ta testuar emergjencën, zjarrfikësit në rast nevoje në Komunës së Prishtinës

Vendi  |  04.08.2023 Ora 10:34   

Të gjithë punëtorët e Komunës së Prishtinës e lëshuan ndërtesën, si pjesë e evakuimit nga një zjarr.

 

Emergjenca dhe siguria u vu në funksion. I gjithë inskenimi për zjarrin që përfshiu objektin komunal, sipas komunës u realizua me sukses.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u vu në lëvizje. Zjarrfikësit nisën ta shuajnë zjarrin, e në afërsi të ndërtesës u vendos një balonë.

Ky ushtrim praktik u vlerësua nga kryetari i Prishtinës.

“E kemi pasur testimin e parë, për ta testuar emergjencën, zjarrfikësit në rast nevoje. Kemi bë një inskenim të një zjarri në ndërtesën e kryeqytetit, ky nuk do të jetë testimi i parë, do të përsëritet çdo 6 muaj", ka thënë Rama.

“Qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë që të testojmë gatishmërinë dhe përgatitjen profesionale të punëtorëve të kryeqytetit dhe shërbimeve emergjente, duke filluar prej shërbimit profesional të zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, shërbimit të mjekësisë emergjente, Kryqit të Kuq dhe të gjithë akterve që kanë qenë në mënyrë direkte apo indirekte të përfshirë", ka thënë Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave në Komunën e Prishtinës.

Në këtë inskenim u potencua se do të testohet gatishmëria e të gjitha institucioneve vartëse të Komunës së Prishtinës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing