Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritet çmimi i naftës, vendimi për kufizim të fitimit të naftëtarëve “shkon huq”

Vendi  |  04.08.2023 Ora 10:36   
 

Vendimi i Ministrisë së Tregtisë për caktimin e marzhës së fitimit nuk e ka ulur çmimin e naftës. Madje gjatë së enjtes është shënuar rritje prej 2 centësh për litër të naftës. E në javën kur ka hyrë në fuqi vendimi për kufizim të fitimit për naftëtarët, sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka pasur rritje të çmimit të furnizimit të naftës.

Ani se ka tri ditë që ka hyrë në fuqi vendimi për caktimin e marzhës së fitimit për naftëtarët, ai nuk e ka ulur çmimin e derivateve në treg. Madje gjatë së enjtes çmimi për një litër naftë në disa pika të karburantit është rritur për 2 centë.

Aktualisht çmimi i një litri naftë është 1.45 euro.

E pikërisht në javën kur ka hyrë në fuqi vendimi për kufizim të fitimit për naftëtarët, sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është shënuar rritje e çmimit të furnizimit.

“Bazuar në të dhënat e pranuara nga Dogana e Kosovës, edhe çmimi i furnizimit të produkteve të naftës gjatë kësaj jave ka shënuar një rritje të konsiderueshme, por kjo në asnjë mënyrë nuk justifikon rritje joproporcionale të çmimeve në tregun e brendshëm”, thuhet në përgjigjen e MINT-it.

Nga ky dikaster qeveritar kanë thënë për KOHËN se gjatë këtyre ditëve inspektorët e tregut bashkë me ata të ATK-së kanë bërë vizita te subjektet që merren me shitjen e produkteve të naftës për të vërtetuar nëse marzha maksimale e lejuar është duke u tejkaluar.

Por nga Ministria nuk kanë treguar nëse janë konstatuar tejkalime të tilla.

“Kalkulimi i marzhës tregtare kryhet nga inspektorët e ATK-së, ndërsa procedurat e mëtejme udhëhiqen nga inspektorët e tregut, prandaj varësisht nga gjetjet që bëjnë inspektorët e ATK-së ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që evidentohen se nuk kanë respektuar marzhën tregtare të lejuar me çmimin e lartcekur, do të ndërmerren veprime të menjëhershme ligjore”, thuhet në përgjigje.

Vendimi për marzhën ishte kundërshtuar nga naftëtarët, të cilët kanë bërë ankesë në Ministri, duke konsideruar atë me efekte shkatërruese për kompanitë.

Por më pas nuk ka pasur asnjë kundërshtim tjetër nga ana e tyre.

Sipas të dhënave në organizatën OPEC, çmimi i naftës për një barel është rritur vetëm për 0.6 dollarë.

Aktualisht një barel ose 159 litra naftë kushtojnë 86.66 dollarë.

Edhe në marsin e shkuar Qeveria pati caktuar marzhë tregtare për naftëtarët, pas lëvizjeve të çmimeve që ndodhën si pasojë e luftës në Ukrainë.

Çdo 24 orë caktoheshin çmimet maksimale të lejuara për litër të derivateve, duke u bazuar në vendimin se për shitjet me shumicë lejohej fitimi prej 2 centësh për litër, kurse për shitjet me pakicë, 12 centë për litër. Marzhë e njëjtë është vendosur edhe tash.

Ministria e Tregtisë ka kthyer masën e kufizimit të fitimit për naftëtarët, me arsyetimin se është evidentuar se rritja e çmimeve nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.

Sa u përket çmimeve të rajonit, Maqedonia ka çmimin më të lirë, ku një litër naftë kushton 1.18 euro, ndërsa në Shqipëri kushton më së shtrenjti.

Një litër naftë tregtohet me 1.79 euro, por që aty përfshihen edhe taksa të tjera, ndërsa Maqedonia ka akcizë më të ulët për naftë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing