Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar politikanin shqiptar, Hasan Prishtina, në 90 vjetorin e vrasjes së tij. Ai është kujtuar si zë i shqiptarëve dhe prijës kryengritjesh për liri.
Kurti ka shkruar se figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve.
Ai ka thënë se Hasan Prishtina ishte politikan autentik dhe artikulues i të drejtave të shqiptarëve.
“Le ta kujtojmë këtë politikan aq autentik, patriot të paepur, artikulues i të drejtave të shqiptarëve dhe zë i tyre, prijës kryengritjesh për liri dhe lider largpamës. Vërtetë jetojmë në kohëra të tjera, por ai ende është një personalitet për t’u pasuar, sepse figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve”, ka shkruar kryeministri Kurti.