Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kurti: Këtë vit janë mbjellë afro 300 hektarë me lulediell në Kosovë

Vendi  |  14.08.2023 Ora 8:02   
 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se luledielli është kulturë me rëndësi strategjike.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se këtë vit janë mbjellë afro 300 hektarë me lulediell në Kosovë, që është për 521 për qind më tepër sesa që ishte në vitin 2022.

“Luledielli është kulturë me rëndësi strategjike andaj edhe fermeri shembullor Shukri Sallahu ka mbjellë 30 hektarë me të. Ai produktin final e ka tanimë të dedikuar për eksport për shkak të kërkesës së lartë në treg për lëndën e parë. Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit. Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektarë me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektarë me misër. Sipërfaqet e mbjella me lulediell ishin 48 hektarë në vitin 2022, ndërsa këtë vit janë pothuajse 300 hektarë, pra rreth 521% më shumë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing