Banka Qëndrore e Kosovës (BQK), njofton se bazuar në anketën e realizuar në korrik të vitit 2023, bankat kanë vlerësuar nivel mё tё ulët tё inflacionit nё tremujorin e dytë tё vitit 2023, krahasuar me tremujorin paraprak dhe presin njё nivel edhe më të ulët të inflacionit në tremujorin e tretë tё vitit 2023.

 

"Pёr vitin 2023, bankat presin që niveli i inflacionit do të jetë 4.8 përqind nga 11.6 përqind sa ishte në vitin 2022", thuhet në Ankekën e Kreditimit Bankar dhe Pritjeve për Inflacionin të BQK-së.

Bankat presin qё tё ketë njё ngadalёsim tё rritjes sё inflacionit gjatё vitit 2023 dhe duke pasur parasysh dinamikat me të cilat po karakterizohen çmimet në vend, raporton RTKlive.

"Pritjet pёr ngadalёsim tё rritjes sё inflacionit mund tё ndikohen negativisht nga rritja e çmimit të derivateve të naftës gjatë muajve të fundit, si rezultat i shkurtimit të prodhimit nga OPEC, shkeljes së marrëveshjes së eksportit të grurit nga ana e Rusisë si dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, të cilat rezultuan me rendiment më të ulët të grurit", njofton BQK.

Në tremujorin e tretë të vitit 2023,  bankat nuk presin ndryshime  në  standardet kreditore  për asnjë nga llojet e kredive për ekonomitë familjare. 

"Faktorët që pritet të ndikojnë pozitivisht standardet kreditore janë presioni i rritur i konkurrencës në mes të bankave dhe perceptimi i rrezikut më të ulët në kolateral. Bankat presin rritje të nivelit të aprovimit të kredive  për  ekonomitë  familjare. Konkretisht, pritet rritje e normës së aprovimit të kredive për blerjen e shtëpive me indeks pozitiv të ulët prej 0.09 dhe për kreditë konsumuese indeks pozitiv prej 0.16", thuhet në raport./rtk/