Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

KEDS instaloi 19 transformatorë të rinj në Ulpianë e Dardani gjatë gushtit

Ekonomi  |  01.09.2023 Ora 8:27   

KEDS-i thotë se ka vazhduar me investime në Prishtinë, ku vetëm gjatë muajit gusht ka instaluar 19 transformatorë të rinj dhe 22 kthina të reja.

 

Ky investim, sipas komunikatës së KEDS-it, përveçse nënkupton infrastrukturë komplet të re, kanale me gypa, kabllo e puseta, përfshin edhe eliminimin e infrastrukturës së vjetër në këto lagje në të cilat nuk ishte investuar për dekada me radhë.

“E veçanta e këtyre transformatorëve të rinj është kapaciteti i tyre që u përshtatet linjave 20kV, krahasuar me ata të vjetrit, kapaciteti i të cilëve ishte 10kV. Rrjedhimisht, banorëve të këtyre lagjeve tashmë u është dyfishuar tensioni i energjisë, çka garanton një stabilitet energjetik edhe për disa dekada të ardhshme. Mbi të gjitha, e tërë kjo infrastrukturë elektroenergjetike e instaluar në këto dy lagje do të pasohet edhe me lidhjen unazore ndërmjet Nënstacioneve, e cila lidhje në rast të një defekti të mundshëm, energjizohet nga ana tjetër. Pra, në të ardhmen konsumatorët do të furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike edhe në rastet kur linja e tyre është jashtë funksionit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Sipas kësaj kompanie instalimi i këtyre transformatorëve është kyç edhe për efiçiencën e energjisë elektrike.

“Sa më shumë transformatorë të tillë të rinj do të thotë edhe më pak humbje të energjisë gjatë shpërndarjes. Transformatorët e rinj në këto lagje nuk janë vetëm pjesë e një zinxhiri infrastrukturor energjetik, por janë edhe pjesë e një transformimi të drejtë energjetik për një rrjet të digjitalizuar, i cili deri më tash është bërë në masë të madhe”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se ky projekt madhor i KEDS-it jo vetëm që ka përmirësuar demografinë energjetike, duke u dhënë edhe pamje më të bukur urbane këtyre lagjeve, por premton edhe një sërë përfitimesh për konsumatorët tanë, duke ua përmirësuar e lehtësuar atyre kushtet e jetesës.

“Projektet për ndërrimin e transformatorëve të tillë do të vazhdojë në ditët e në javët në vazhdim edhe nëpër lagjet e tjera të Prishtinës. Instalimi i këtyre transformatorëve është bërë në vazhdën e implementimit të afër 90 projekteve që aktualisht po realizohen në mbarë rajonin e Prishtinës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e KEDS-it./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing