Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Gati gjysma e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në harkun e muajve janar-korrik janë nga Kosova.
Fundi i gushtit kulmon edhe me largimin e pjesës më të madhe të pushuesve nga plazhet.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se nga 5.2 milionë të huaj në total, 2.2 milionë janë shqiptarë të Kosovës. Italianët janë të dytët me mbi 430 mijë turistë, ndjekur nga qytetarët e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Greqia dhe Gjermania.
“Vihet re që në dy vitet e fundit nuk po kemi më turizëm patriotik, por edhe nga vendet perëndimore. Ky është një sinjal shumë i mirë,” shprehet Albiona Muçoimaj, operatore turistike.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se Shqipërinë deri më tani e kanë vizituar turistë nga 152 vende të ndryshme të Botës.
Muçoimaj ka treguar për A2 CNN se çfarë kanë preferuar më së shumti turistët e huaj në këto 7 muaj.
“Që nga mali, deti, turizmi kulturor gjithashtu. Ka një ndërthurje të shijeve dhe përzgjedhjeve nga të huajt.”
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shtetet e vetme prej të cilave Shqipëria nuk ka pasur asnjë turist në harkun e muajve janar-korrik janë Kongo, Eritrea, Monako, Guinea, Bahamas dhe Belize.
Në bilancin e fund gushtit, operatorët vlerësuan se mungesa e fuqisë punëtore, rriti shpenzimet për ta, pasi u detyruan të ofrojnë dyfishin e rrogës për të plotësuar stafin. Por sërish, nuk gjetën staf të kualifikuar./eo/