Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Autobusët e Trafikut Urban së shpejti me Wi-Fi falas, pritoret jashtë digjitalizimit

Vendi  |  18.09.2023 Ora 9:33   
Meqenëse pritoret e reja ende nuk janë të digjitalizuara e ato të vjetrat janë tërësisht jo funksionale në këtë aspekt. Ndërmarrja “Trafiku Urban”, ka vendosur që shumë shpejt t’i pajisë të gjitha linjat e autobusëve me internet falas.
 
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirk Musliu.
Musliu tha se me ardhjen e flotës së re të autobusëve do të finalizohet edhe procesi i digjitalizimit të pritoreve.

“Në pjesën e digjitalizimit do të jenë edhe pritoret, që do të kenë edhe infrastrukturë profesionale. Ku të njëjtat do të pajisen me harta dhe monitorë që tregon se ku është autobusi për destinacionin e tyre, ose për vonesat e mundshme. Edhe pritoret do të jenë në formatin digjital dhe do të jenë në linjë me atë që jemi duke e bërë këtë”, ka thënë Musliu.

Musliu ka thënë se kjo është pjesë e reformave që do të bëhen në sektorin e mobilitetit.

“Këtë vit Trafiku Urban, i ka thyer të gjitha rekordet sa i përket përdorimit, andaj kjo ka qenë edhe një arsye më tepër që të bëjmë reforma. WI-FI do të jetë pa pagesë për të gjithë përdoruesit e 50 autobusëve urban. Sot është bërë pothuajse e domosdoshme prania e internetit njerëzit po e presin shumë mirë. Do të kemi të bëjmë me më shumë dixhitalizim përbrenda.....Ne do të fillojmë me flotën ekzistuese mirëpo me të ardhur flota e re do të pajisen natyrisht edhe ata me WI-FI”, shtoi ai.

E kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, tha se kjo është bërë në mënyrë që transporti publik të jetë më atraktiv dhe të përdoret më shumë.

“Ideja është që të jemi sa më shumë atraktiv. Objektivë kryesore e Trafikut Urban është që të krijojmë kushte sa më të mira që njerëzit ta përdorin sa më shumë transportin publik në mënyrë që të lirohet ngarkesa e madhe e komunikacionit në kryeqytet. Ne të gjithë e dijmë se sa shumë e përdorin njerëzit internetin në Kosovë, kështu që do të jetë më atraktiv edhe për njerëzit me e përdorë autobusin. Problemi momentalisht qëndron se kemi pak autobusë, por po besoj që me 30 auobusët e ri, unë besoj që numri i përdoruesve të trafikut urban do të shtohet, edhe pse statistikat e thonë këtë gjë”, ka thënë Maraj. 

Qytetarët e mirëpritën këtë vendim të komunës, duke thënë se interneti tanimë është i domosdoshëm.
Së fundmi “Trafiku Urban”, ka nënshkruar marrëveshje me operatorët telefonik Vala dhe Ipko, tanimë kryeqytetasit do të mund ta paguajnë biletën e autobusit përmes sms.

E do të jetë ndërmarrja komunale “Prishtina Parking”, ajo që do të merret me menaxhimin e këtij projekti.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing