Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ATK-ja shqipton gjoba 3.1 milionë euro ndaj bizneseve

Ekonomi  |  20.09.2023 Ora 8:38   

Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar 25 mijë e 407 aktivitete te bizneset që kanë rezultuar me 3.1 milionë euro gjoba.

Shqiptimi i këtyre gjobave është bërë në kuadër të aktiviteteve për luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor.

Gjatë periudhës janar-gusht, ATK-ja ka kryer 166 aktivitete për shmangie tatimore, prej tyre janë hapur 19 raste nën dyshimin e shmangies tatimore.

“Këto aktivitete janë zhvilluar në linjë me objektivat e përcaktuara në Strategjinë e Përmbushjes 2022-2026, ku pavarësisht pjesës së kampanjave sensibilizuese, tek të cilat është relevante rritja e edukimit tatimor dhe informimi profesional rreth obligimeve që kanë ndaj institucionit tatimor, ATK është e shtyrë që të zbatoj në përpikëri - dispozitat ligjore për çdo tatimpagues, të cilët nuk i binden thirrjeve të vazhdueshme që ju bëhen që t’i kryejnë me kohë dhe saktë detyrimet tatimore”, thuhet në komunikatë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing