Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vendet më të qeta në Tokë

Të Tjera  |  20.09.2023 Ora 8:54   

Qetësia natyrore, ajo kur nuk dëgjoni asgjë tjetër përveç zhurmës së natyrës përreth jush, po bëhet gjithnjë e më e pakët. Zhurmat e krijuara nga njeriu mund të dëgjohen edhe në qoshet e largëta të parqeve kombëtare në Oqeanin Arktik.

Kjo po jep efekt shqetësues. Te njerëzit, ndotja e zhurmës është e lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, problemet e shëndetit mendor e sëmundje tjera.

Në jetën e egër, po prish lundrimin, ritualet e çiftëzimit, komunikimin dhe mund të shkaktojë humbje të dëgjimit.

“Ne jemi duke humbur aftësinë që ta dëgjojmë natyrën”, ka thënë Matt Mikkelsen. Ai është pjesë e një organizate jofitimprurëse i cili është i angazhuar të gjejë vendet më të qeta në planet.

Puna e Mikkelsen është të dëgjojë në vende zërin e natyrës, duke regjistruar pamjen zanore me mikrofona me ndjeshmëri të lartë.

Ai së fundi ka qenë në shkretëtirën Boundaryt Waters në verilindje të Minnesotas. Pa vetura, pa anije motorike, ku energjia elektrike dhe linjat e telefonave janë të lejuara në një zonë prej 10 mijë hektarësh duke ia dhënë atij statusin e parkut të qetë.

Në zërin e incizuar mund të dëgjohet zëri i një avioni tregtar nga larg, në të njëjtën kohë dëgjohet edhe zëri i zogjve gjithashtu zëri i erës e cila valëvit pemët.

Park tjetër i qetë është radhitur edhe lumi Zabalo në malin e Ekuadorit dhe dy parqe tjera të qeta, Yangmingshan në Tajvan dhe Hampstead Heath në Londër.

Një tjetër park ku dëgjohet vetëm zëri i zogjve dhe erës është Parku Nacional Grand Teton në SHBA.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing