Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gisele Bundchen: Ndarja nga Tom Brady ishte e zorshme për familjen

Të Tjera  |  21.09.2023 Ora 10:03   
Supermpodelja Gisele Bündchen ka gjetur qetësinë pas disa ngjarjeve që i kanë ndodhur së fundmi ne jetën e saj duke përfshirë edhe shkurorëzimin nga legjenda e futbollit amerikan, Tom Brady.

“Ka qenë e rëndë për familjen time. Kam pasur shumëçka për t’u përballur në çdo cep të jetës time”, ka thënë modelja për revistën “People”.

Pas 13 vjetësh martesë çifti në tetor të vitit 2022 njoftoi se po divorcohej. Të dy kishin deklaruar se kujdesi i përbashkët për fëmijët do të ishte prioritet.

Që nga ajo kohë, Gisele dhe fëmijët janë në Miami dhe ata janë kthyer në shkollë.

“Më bën krenare të shoh se si të gjithë po krijojnë karakter, por edhe se si parimet e tyre po i ruajnë kaq fortë. Më bën kaq të lumtur t’i shoh se po ‘lulëzojnë’”, ka thënë ajo për fëmijët.

Supermodelja ka gjetur ngushëllim edhe në hapësirën e mirëqenies, duke i dhënë përparësi kujdesit për veten duke ushtruar dhe ngrënë shëndetshëm si mjet për të gjetur ekuilibrin.

“Mendoj se nëse nuk do t’i kisha gjitha mjetet e ndryshme që duhet të më mbështesin gjatë këtyre kohëve, do të kishte qenë shumë e vështirë”, ka thënë ajo.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing