Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një ndryshim pozitiv në transportin publik.
Kryetari Rama ka bërë të ditur se në Google Maps tashmë është inkuadruar mundësia që si mjet udhëtimi të përdoret transporti publik për të shkuar në destinacionin e kërkuar.
“Një tjetër ndryshim pozitiv në transportin publik! Jam i lumtur të ndaj me ju një arritje të re e cila do të përmirësojë përvojën tuaj me transportin publik. Kemi inkuadruar në Google Maps, mundësinë që si mjet udhëtimi të përdorni transportin publik për të shkuar në destinacionin e kërkuar”, ka shkruar Rama në Facebook.
Në Google Maps janë përfshirë linjat e autobusëve të Trafiku Urban në Prishtinë.
Sipas Ramës, kjo do t’i ndihmojnë udhëtarët që të gjejnë oraret dhe ndalet e fundit të transportit publik në Kryeqytet.
“Mësoni se cila linjë e autobusit është më afër ardhjes dhe më e shpejtë për destinacionin që do të shkoni. Kuptoni se sa minuta bëni për të shkuar në këmbë, sa me transport publik deri në destinacionin tuaj.Bashkohuni në rrugëtimin tonë drejt një transporti publik më efikas, më të qëndrueshëm dhe më të lehtë për të gjithë qytetarët!”, ka theksuar Rama. /rtk/