Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Mëngjesi i jetëgjatësisë

Shëndeti  |  29.09.2023 Ora 8:37   

Vegan plus peshk është thelbi i dietës për të cilën profesori dhe drejtori i institutit për hulumtime mbi jetëgjatësinë në Universitetin e Karolinës Jugore, Valter Longo, thotë se është dieta e jetëgjatësisë.

Dieta e jetëgjatësisë është e pasur me bishtajore, drithëra të plota, arra dhe fara dhe relativisht e ulët në proteina. Parimet e dietës bazohen në vetë kërkimet e Longos mbi popullsitë anembanë botës, veçanërisht që kanë jetë të gjatë, shkruan "BusinessInsider".

Ajo përfshin gjithashtu periudhat e agjërimit dhe inkurajon sa më shumë ecje që të jetë e mundur për të imituar zakonet e njëqindvjeçarëve që jetojnë tradicionalisht në mënyrë aktive.

Mëngjese të duhura për të ndihmuar në përmirësimin e jetëgjatësisë dhe kundër plakjes sipas Longo janë:

Mëngjesi që përmban grupe të shumta ushqimi

Një mëngjes i shëndetshëm në dietën e jetëgjatësisë mund të përmbajë drithëra të plota, arra dhe fruta. Esenciale janë produktet si buka integrale me gjalpë nga arroret, kakao dhe molla.

Gani gjëra që ju pëlqejnë

“Nuk duhet t’i bësh presion vetes që të hash gjëra që nuk do t’i shijosh vetëm sepse janë të mira për ty”, ka thënë Longo.

Çfarëdo që të hani duhet të jetë një version i asaj që ju pëlqen bazuar në rregullat e përgjithshme të dietës së jetëgjatësisë.

Mos kini frikë për ndryshime

Në të njëjtën mënyrë, Longo bën ndryshime në mëngjeset e tij për të marrë më shumë lëndë ushqyese pa sakrifikuar shijen.

Ai bën filxhanin e mëngjesit të çajit me dy qese çaji: një qese çaji të gjelbër dhe një të zezë. Kjo sepse “e gjelbra nuk ka shije aq të mirë sa e zeza”, ka thënë ai, por ende mund t’i korrë përfitimet ushqyese të çajit të gjelbër.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing