Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

10 mijë euro të hyra ditore nga parkingjet në Prishtinë

Ekonomi  |  02.10.2023 Ora 8:30   

10 mijë euro në ditë qytetarët paguajnë për parking në hapësirat publike që menaxhohen nga ndërmarrja publike komunale “Prishtina parking”.

Në vit kjo ndërmarrje, sipas kryeshefit Sokol Havolli, arkëton deri në 3 milionë euro.

“Të hyrat ditore tani të “Prishtina Parking” janë mbi 10 mijë euro dhe afrohen deri në 12 mijë euro. Kemi një rritje substanciale të të hyrave ditore.....Brenda vitit mund të themi se shiten mesatarisht rreth 250 mijë bileta fizike, tani disa prej tyre janë të zonës së dytë, mund të them shumica. Nga shitja e biletave fizike profitabiliteti i fitimit të ndërmarrjes është mjaft i ulët, mirëpo kjo bëhet që qytetarët ta kenë më të lehtë.. Mund të thuhet së rreth 1 mijë bileta në ditë shiten, që nënkupton se asaj shifrës ditore që e përmenda i shtohen edhe 500 të tjera”, ka thënë Havolli.

Arkëtimin e majmë kësaj ndërmarrjeje po ia sjellin llojet e ndryshme të parkingjeve, përfshirë ato me laura.

“Gjatë këtij viti kemi pasur rritje të konsiderueshme të performancës nga të hyrat e parkingjeve me laura, ku kemi pasur një rritje për 42 për qind të të hyrave. Kjo ka ardhur si pasojë e goditjes që ua kemi bërë disa keqpërdorimeve, në mbrojtjen e aseteve dhe të të hyrave. Kurse për parkingjet me SMS kemi një rritje prej 40 për qind të të hyrave krahasuar me vitin e kaluar”, ka shtuar Havolli.

Sipas opozitës, “Prishtina Parking” duhet ta ketë vëmendjen në rregullimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Rregullorja e re për këtë ndërmarrje pritet që të shkojë për votim në Kuvendin Komunal shpejt.

Ndërsa gjatë muajit gusht kjo ndërmarrje së bashku me Komunën kanë ndryshuar edhe orarin e parkimit për banorët rezidencialë.

Orari i ri për parkingjet komerciale dhe rezidenciale do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, nga e hëna deri të premten.

Për 1 orë në qendër në zonën 1, për parkim me kohë të caktuar, qytetarët duhet të paguajnë 1 euro, në zonën 2 - 50 centë, kurse në zonën 3 - 30 centë.

Kurse për parkim ditor në zonën 1 bileta kushton 7.50 euro, në zonën 2 - 1.5 euro dhe në zonën 3 çmimi është i njëjtë./koha/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing