Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Më pak perime sivjet, shkak kushtet klimatike

Ekonomi  |  02.10.2023 Ora 8:39   

Në Rahovec sivjet u mbollën mbi 2 mijë hektarë me perime. Por, kushtet klimatike ndikuan në rënien e rendimentit të këtyre kulturave bujqësore. Çmimet në treg janë të larta, ndërsa të dyja palët, si prodhuesit, ashtu edhe blerësit ankohen për kosto të prodhimit dhe çmimit të tregut.

 

Vjelja e perimeve në fushë të hapur për fermerët e komunës së Rahovecit është drejt përfundimit. Ata për nëntë muaj që nga mbjellja e fidanëve u përpoqën të bëjnë maksimumin për të arritur deri tek prodhimi.

Fazli Duraku është mjaft i zhgënjyer këtë vit me rendimentin. Thotë se ngeli vetëm për të punuar në arë, ndonëse tradicionalisht e kishte siguruar jetesën me këto kultura. Edhe fermerët e tjerë nuk janë shumë të kënaqur këtë vit...

"Veç unë e traktori jam , kanë ikë djemtë jashtë , ilaçet janë shtrenjtë e të dala afatit , do me thënë tre hektarë bahçe kam pasur , e s’kam pasur mundësi me marrë prodhim për 16 hektarë, jam detyruar në Ratkoc te çika me shkua e me marrë. Atëherë ju kam thënë djemve në dashi shkoni në punë në dashi ku të doni shkoni e kanë marrë dynjanë sot", tha ai.

" O s’kemi pas oj motër prodhim oj shoqe , qe s’ka spec s’ka ... s’na kanë lëshuar  hala neve subvencionet , ma së mbrami na lëshojnë", tha fermeri tjetër Avni Duraku..

Prodhuesit thonë se janë të detyruar të shesin me këtë çmim , pasi nuk ka prodhim....

" Tash ju doket shtrenjtë , por ky rrjet është kanë 50 cent , 15 cent rrjeta , i ka ra 35 cent , 47 kg spec 35 cent , a sivjet po ju duket pak shtrenjtë ,70% i ka prish 20 % kanë shpëtuar për atë është aq shtrenjtë dhe është mungesë në të gjitha anët", sqaroi fermeri Bashkim Zeka

Disa nga konsumatorët çmimin e perimeve në treg e quajnë të arsyeshëm e të tjerët shumë të lartë.

"Është mungesë , bujqësia duhet të ec pak përpara , çdo gjë është çmim i arsyeshëm , nuk është aq lart sa po thonë , se kanë jashtëzakonisht shumë punë , janë pak lart për vendin ku jemi e të ardhurat që i kanë njerëzit janë pak çmimet e larta", tha Asllan Hoti, konsumator.

Në komunën e Rahovecit, sipas agronomit Hasan Vuçitërna, këtë vit u mbollën me perime mbi 2 mijë hektarë tokë bujqësore, nga kjo mbi 600 hektarë zë kultura e specit . Dëmet e reshjeve të pranverës së këtij viti sollën dëme të konsiderueshme, ndërsa edhe 200 fermerë janë në proces të marrjes së subvencioneve./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing