Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Drew Berrymore Show rikthehet më 16 tetor

Film  |  06.10.2023 Ora 9:13   

"The Drew Barrymore Show" ka vendosur një datë të re premiere për sezonin e katërt pas përfundimit të grevës së skenaristëve të Hollywoodit javën e kaluar, raporton Yahoo.

Shfaqja e bisedave që transmetohen gjatë ditës është planifikuar të kthehet më 16 tetor, shkruan në llogarinë e Instagramit të emisionit "The Drew Barrymore Show".

Barrymore më parë shtyu nisjen e sezonit të katërt pasi mori kritika të shumta për njoftimin se do të rifillonte shfaqjen përderisa skenaristët ishin në grevë.

Kjo pasi të tri bashkëskenaristet e punësuara më parë në programin e Barrymore - Cristina Kinon, Chelsea White dhe Liz Koe kanë refuzuar ofertat për t'u kthyer, ka konfirmuar Los Angeles Times.

Aktualisht stafi i shfaqjes është në proces të intervistimit të skenaristëve të rinj në përputhje me rregullat e reja që janë caktuar pas grevës.

"Jam shumë e emocionuar të shoh se çfarë ka rezervuar Drew për sezonin e katërt", ka thënë Wendy McMahon, presidente e CBS Media Ventures, në një deklaratë para se premiera të shtyhej.

"Që nga nisja e saj gjatë pandemisë COVID-19 e deri te transmetimi me sukses në një format novator gjysmëorësh, kjo shfaqje është bërë shfaqja e bisedave gjatë ditës me ngritjen më të lartë të shikueshmërisë. Ne nuk mund të kishim një partner më të mirë se Drew Barrymore dhe mezi presim të ju sjellim fansave tanë dhe shikuesve të kanalit episode të reja këtë vjeshtë", ka thënë McMahon.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing