Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Termokos i gatshëm të nisë me furnizim të ngrohjes

Ekonomi  |  09.10.2023 Ora 8:21   

Varësisht nga lëvizja e temperaturave, kompania “Termokos” është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët e Komunës se Prishtinës edhe para datës 15 tetor. Këtë e kanë konfirmuar për Radio Kosovën zyrtarë të kësaj kompanie publike.

Kompania “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje në qytetin e Prishtinës.

Zëdhënësja e Kompanisë publike “Termokosi”, Aferdita Uka, tha për Radio Kosovën se bazuar në lëvizjen e temperaturave, kjo kompani është e gatshme të fillojë furnizim me ngrohje për konsumatorë para datës 15 tetor, që është datë zyrtare.

“Jemi në proces të përgatitjeve finale para se të fillojmë më furnizim me ngrohje për të gjithë konsumatorët. Nëse ka rënie të temperaturave, ne do t`i përcjellim ato, e varësisht nga lëvizjet e tyre do të vendoset nëse do të ketë nevojë të fillojmë sezonin para 15 tetorit ose edhe pas kësaj date, nëse temperaturat janë të larta”, tha ajo.

Për mundësinë e kyçjes së konsumatorëve të rinj në rrjet, Ukaj tha se fillimisht duhet të bëhet një analizë e detajuar nga ekspertët, për t`i vlerësuar kapacitetet aktuale. Pra, kyçja e konsumatorëve të rinj mund të bëhet pa i dëmtuar konsumatorët aktualë.

“Për kyçje të konsumatoreve të rinj duhet të bëhen të gjitha analizat duke u bazuar në kapacitetin e rrjetit aktual që është i shtrirë në qytetin e Prishtinës. Zgjerim dhe kyçje të reja të rrjetit mund të bëhen vetëm në ato pika të rrjetit ku ekspertët konstatojnë që ka kapacitete. Ndërsa, në rastet kur rrejti ekzistues i ngrohjes nuk ka kapacitet për të furnizuar qoftë edhe një objekt banesor  më shumë,  ne në asnjë mënyrë nuk mund të lejojmë kyçje të objekteve të reja banesore që dëmtojnë konsumatorët ekzistues”, shtoi ajo.

E, për sa i përket rritjes së faturave, zyrtarja e kompanisë “Termokos”, ka bërë të ditur se nuk ka indikacione se do të këtë rritje të çmimit të faturave. Nga ky sezon për të gjithë konsumatorët që i kanë të instaluara pajisjet e reja për matjen e shpenzimit të ngrohjes, do të fillojë faturimi sipas shpenzimit./telegraf/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing