Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Çmimi Nobel në ekonomi 2023 për studiuesen Claudia Goldin

Ekonomi  |  10.10.2023 Ora 8:20   

Studiuesja nga SHBA, Claudia Goldin, vlerësohet për punën e saj lidhur me gruan në tregun e punës me Çmimin Nobel në ekonomi. Këtë e komunikoi Akademia suedeze e Shkencave në Stokholm.

 

Çmimi Nobel për shkencat ekonomike sivjet i akordohet studiueses nga SHBA Claudia Goldin. Ajo vlerësohet për "zbulimin e shkaqeve më të rëndësishme për dallimet gjinore në tregun e punës" komunikoi në Stokholm Akadamia suedeze e Shkencave. "Studimet e saj na kanë dhënë një pasqyrë surprizuese në rolin historik dhe aktual të gruas në tregun e punës".

Goldin – që hulumton në Universitetin Harvard – është gruaja e tretë që vlerësohet  me këtë çmim prestigjoz dhe që e merr çmimin e vetme. Përpara saj më 2019 është vlerësuar Esther Duflo e lindur në Francë bashkë me dy kolege të tjera. Vlerësimi në kategorinë Nobel për fushën e ekonomisë vazhdon të jetë me numrin më të pakët të grave.

Claudia Dale Goldin lindur më 1946 në Nju Jork është rpfesore e ekonomisë në Universitetin Harvard dhe më 2013 ajo u zgjodh presidente e American Economic Society, presidente e së cilës sot është ministrja e Financave në SHBA dhe ish-shefja e Bankës Federale të Rezervave, Fed, Janet Yellen.

Goldin ka studiuar, se si p.sh. "gjatë industrializimit dhe më pas është zhvilluar pjesëmarrja e gruas në tregun e punës". Ajo së fundi ka hulumtuar, se çfarë roli luan diskriminimi, normat sociale dhe fleksibiliteti në raport me dallimin që ekziston edhe sot në pagat për burra dhe gra. Këtë Goldin e ka studiuar me ndihmën e të dhënavae historike, që ajo i ka investiguar dhe dokumentuar me pedantizëm.

Çmimi Nobel në ekonomi është e vetmja kategori e papërfshirë në testamentin e shpikësit të dinamitit Alfred Nobel (1833-1896) që është edhe nismëtari i kësaj medaljeje. Në fushën e ekonomisë Nobel mbështete që nga viti 1960 nga banka suedeze Reichsbank dhe nuk konsiderohet mirëfilltazi si Çmimi klasik Nobel. Megjithatë kjo medalje akordohet njëkohësisht me Çmimet e tjera Nobel në ceremoninë e përvitshme më 10 dhjetor dita e vdekjes së Alfred Nobelit./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Ekonomi

Marketing