Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Çka i ndodh organizmit nëse hani para gjumit

Shëndeti  |  23.10.2023 Ora 8:30   

Njohësit shëndetësore kanë rekomanduar që të mos konsumohet ushqim të paktën 1 orë para gjumit pasi kjo mund të shkaktojë disa çrregullime.

Siç ka shkruar “Risescience”, të ngrënit dhe më pas fjetja e shpejtë mund të shkaktojë telashe me tretjen, sidomos të ushqimeve me kalori, e më pastaj mund të shfaqet edhe zgjimi i disahershëm gjatë natës.

Mediumi shkruan se sipas ekspertëve, të ushqyerit me kalori rreth 1 orë para gjumit mund të shtojë shkaktojë shtyrje të kohës së fjetjes. Pra, nëse tentoni të flini pasi të keni ngrënë, qëndrimi zgjuar do të jetë më i madh.

Gjithashtu, ushqimi mund të ndikojë në ritmin e gjumit. Kur ritmi cirkadian është i parregullt nga ngrënia e vonshme, mund të keni energji të ulët, diabet ose obezitet.

Ushqimi para gjumit gjithashtu mund të çojë në shtim të peshës.

Të paktën dy orë duhet të pritet për gjumë pasi të keni ngrënë ushqim. Kjo do t’i japë kohë të mjaftueshme sistemit të tretjes për të filluar “punën”, në mënyrë që problemet gastrointestinale të mos ju mbajnë zgjuar.

Shmangia e vakteve në mbrëmje vonë mund të ndihmojë gjithashtu për të mbajtur nën kontroll ritmin e gjumit duke ruajtur nivelet e energjisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing