Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Studimi thotë që autizmi fillon gjatë shtatzënisë

Shëndeti  |  07.11.2023 Ora 19:27   
Studimi zbuloi se në trurin e fëmijëve me autizëm, markerët gjenetikë kyçë mungonin në qelizat e trurit.

Hulumtuesit amerikanë thonë se kanë gjetur prova të reja se autizmi fillon gjatë shtatzënisë dhe ndikon në zhvillimin e trurit.

Autori i parë Rich Stoner dhe Eric Courchesne nga Autism Center of Excellence në Universitetin e Kalifornisë San Diego dhe Ed S. Lein nga Allen Institute for Brain Science në Seattle, analizuan 25 gjene në indet e vdekura të trurit të fëmijëve me dhe pa autizëm.

Këto analiza përfshinin gjene që shërbenin si biomarkerë për lloje të qelizave të trurit në shtresa të ndryshme të korteksit, gjenet e implikuara në autizëm dhe disa gjene të kontrollit.

“Ndërtimi i trurit të foshnjës gjatë shtatzënisë përfshin krijimin e një korteksi i cili përmban gjashtë shtresa”, ka thënë Courchesne në një deklaratë.

“Ne kemi zbuluar pjesë fokale të zhvillimit të ndërprerë të këtyre shtresave kortikale në shumicën e fëmijëve me autizëm”.
Shkencëtarët thanë se defektet në pjesë të tilla mund të ndihmojnë për të shpjeguar se pse çrregullimi i spektrit të autizmit është aq i larmishëm dhe pse shumë të vegjël me autizëm tregojnë përmirësim klinik me trajtimin e hershëm dhe gjatë një periudhe kohore.

“Gjetja më e habitshme ishte patologjia e ngjashme e zhvillimit të hershëm në pothuajse të gjithën trurin autik, sidomos duke pasur parasysh shumëllojshmërinë e simptomave në pacientët me autizëm, si dhe gjenetika jashtëzakonisht komplekse e cila qëndron prapa sëmundjes”, shpjegoi Lein.

Studimi zbuloi se në trurin e fëmijëve me autizëm, markerët gjenetikë kyçë mungonin në qelizat e trurit në shtresa të shumëfishta.
“Ky defekt, tregon se hapi vendimtar i zhvillimit të hershëm të krijimit të gjashtë shtresave të dallueshme me lloje të veçanta të qelizave të trurit – diçka që fillon në jetën para lindjes – ishte ndërprerë”, ka thënë Courchesne.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing