Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Shala: Ka rritje të rasteve të diabetit te fëmijët

Shëndeti  |  14.11.2023 Ora 15:22   
Në Kosovë po shënohet Dita Botërore kundër diabetit. Sipas ekspertëve shëndetësorë, gjatë dy viteve të fundit ka rritje të diabetit te fëmijët. Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka dhënë udhëzime se si ta parandalojmë këtë sëmundje.

Me aktivitete të shumta në Kosovë shënohet Dita  Botërore kundër diabetit. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekipe shëndetësore janë mobilizuar në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe që nga mëngjesi kanë dhënë këshilla dhe kanë bërë matjen e sheqerit për qytetarë të interesuar.

Disa nga qytetarët, të cilët i ka intervistuar Radio Kosova, janë shprehur të kënaqur më këto  aktivitete teksa kanë kërkuar aktivitete të tilla  të bëhen më shumë edhe në të ardhmen për vetëdijesimin  e sëmundjes së sheqerit, thonë qytetaret.
“Shumë mirë  kanë bërë që kanë organizuar aktivitete të tilla, sepse na ndihmojnë shumë për vetëdijesim. Duhet të kemi kujdes nga diabeti sepse ta merr jetën. Unë për vete i bëj kontrollet  dy herë në vit. Diabeti është sëmundje dinake që ta merr jetën prandaj, duhet ta bëjmë kontrolle”. Ka theksuar një qytetar për Radio Kosovën.

Ndërsa, endokrinologu Genc Shala, për Radio Kosovën thotë se shkaktarët kryesorë që shkaktojnë diabetin janë:  jeta pa aktivitet fizik, ushqimet e pashëndetshme, fjetja jo e mjaftueshme. Shala tutje thotë se në dy vitet e fundit kemi rritje të rasteve të diabetit te fëmijët.

“Vërehet se qysh para dy viteve prej periudhës së Covid-19 kemi një rritje të rasteve me diabet. Dyshohet se disa virus shkaktojnë diabetin e tipit 1 i cili trajtohet vetëm me insulinë. Por nuk mund t’ia lëmë gjithë fajin pandemisë, sepse studimet e ardhshme mund të tregojnë se a është apo jo Covid-19 shkaktar i rritjes se rasteve te fëmijët me diabet. Por disa statistika tregojnë që është rritur 25% më shumë”, thotë Shala.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë thonë se diabeti i tipi 2 në 50 për qind të rasteve mund të parandalohet. Po ashtu kryerja e kontrolleve të rregullta të sheqerit në gjak, 1 herë në vit nëse bën pjesë në grupin e të rrezikuarve, ndërkaq persona të tjerë 1 herë në 3 vjet.

Po ashtu rekomandohet kontrolli i rregullt i tensionit të gjakut, mbajtja e peshës nën kontroll, aktivitet  fizik, përdorimi i ushqimeve të pasura me fibra etj.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing