Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Izraeli u drejtohet banorëve të Gazës: Lufta nuk ka përfunduar ende, mos u zhvendosni në veri

Bota  |  24.11.2023 Ora 13:44   
Zëdhënësi Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee u është drejtuar me një mesazh banorëve të Gazës, duke thënë se lufta nuk ka përfunduar ende.

Adraee u ka bërë thirrje atyre që të mos zhvendosen në veri të Gazës dhe të qëndrojnë në zonën humanitare në jug të rajonit, transmeton Telegrafi.

“Lufta nuk ka përfunduar ende. Pauza humanitare është e përkohshme. Rripi verior i Gazës është një zonë e rrezikshme lufte dhe është e ndaluar lëvizja në veri. Për sigurinë tuaj, ju duhet të qëndroni në zonën humanitare në jug”, ka deklaruar ai.

⭕️Watch this important message from the IDF Spokesperson for Arab media, @AvichayAdraee, to the civilians of Gaza:

”The war is not over yet. The humanitarian pause is temporary. The northern Gaza Strip is a dangerous war zone and it is forbidden to move north. For your safety,… https://t.co/OmtxDYHIK3 pic.twitter.com/4gaJDxgy5I
— Israel Defense Forces (@IDF) November 24, 2023

“Mund të lëvizni nga veriu i Rripit në jug nëpërmjet rrugës Salah al-Din. Lëvizja e banorëve nga jugu i Rripit në veri është e rrezikshme”, u shpreh tutje.

Thirrja e tij vjen pas nisjes së armëpushimit katër-ditor midis Izraelit dhe grupit Hamas. Armëpushimi ka për qëllim shkëmbimin e pengjeve nga të dyja palët.

Ky është armëpushimi i parë pas gati dy muajsh i arritur midis Izraelit dhe Hamasit, që kur filluan luftimet më 7 tetor.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing