Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bizneset kërkojnë ndihmën e institucioneve për t’i larguar 2 eurot false

Vendi  |  05.12.2023 Ora 8:32   

Bizneset në vend kërkojnë ndihmën e institucioneve shkaku që atyre u kanë mbetur shuma të mëdha të parave false, të cilat i kanë pranuar deri tash nga qytetarët. Rreth 30 mijë euro false i janë grumbulluar vetëm një biznesi në Ferizaj. Ekspertët e ekonomisë thonë se BQK-ja duhet të merret me seriozitet me këtë çështje.

Sylejman Neziri është njëri nga pronarët e marketeve që po përballet me monedhën e dy eurove false, të cilat i ka pranuar për gjatë disa muajve nga konsumatorët. Atij tash i janë grumbulluar afro 30 mijë euro të tilla. Banka Qendrore thotë se nuk i ka ofruar zgjidhje dhe se paratë i janë refuzuar edhe nga bankat komerciale.

Neziri është në hall edhe me konsumatorët të cilët sipas tij tash nuk po i pranojnë as paratë origjinale 2 euro nga frika se mund të jenë false.

I njohur në publik si pronari i marketit që nuk mban produkte me origjinë nga Serbia, Neziri ka kërkuar ndihmë institucionale për ta zgjidhur këtë çështje.

“Ka qenë një problem shumë i madh prej para 6 apo 7 muajve, por nuk kemi mundur ta vërejmë sepse kanë ardhur më pak, por gjatë 3 muajve të fundit është ndotur tregu në gjithë Kosovën, jo vetëm në marketin tim. Më janë grumbulluar afro 30 mijë euro pare të metalta - kam edhe në Fushë-Kosovë, por edhe këtu. Konsumatori tash nuk po i pranon 2 euro edhe nëse ua jep origjinale..., nuk ka faj”, ka thënë Neziri.

Sipas tij, shteti duhet ta bëjë një zgjidhje për paratë metalike të cilat u kanë mbetur bizneseve nëpër arkat e tyre.

“Ne tashmë i kemi marrë disa magnete për t’i kontrolluar paratë metalike, mirëpo konsumatori prapë nuk po i merr. Gjatë ditës na bëhen deri në një mijë euro para metalike nga 2 euro, prandaj, jemi në hall të madh”, ka thënë Neziri.

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës duhet të merret me seriozisht me këtë çështje.

“Banka Qendrore e Kosovës jo që duhet t’i pranojë, por realisht duhet edhe t’i kompensojë me monedha origjinale. Si e bën vlerësimin është kjo si gjobë në mos reagimin e tyre sepse institucionet janë mbushur me persona joprofesional dhe jo adekuat në atë vend. E sidomos paralajmërimi i bizneseve dhe i qytetarëve ka qenë shumë i kamotshëm por reagimi ka qenë zero”, ka thënë Qorrolli.

Banka Qendrore e Kosovës nuk u është përgjigjur pyetjeve të KOHES lidhur me këtë çështje.

Në fund të muajit të kaluar nga një operacion i Policisë së Kosovës janë sekuestruar thasë me monedha të falsifikuara në vlerë prej afro 85 eurosh dhe janë arrestuar gjashtë persona nga Kosova e Maqedonia.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing