Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjatë nëntorit turistët në Shqipëri u rritën me 53%

Të Tjera  |  25.12.2023 Ora 8:06   

“Parada e shqiptarëve” dyfishoi numrin e hyrjeve nga Amerika.

Vjeshta është mbyllur me një rritje të ndjeshme të turistëve të huaj që kanë ardhur për të vizituar vendin tonë. Sipas të dhënave të INSTAT, Nëntori solli një rritje me 52.7% më shumë turistë se nëntori i vitit të shkuar. Në total gjatë Nëntorit të këtij viti hynë në territorin e Shqipërisë, mbi 547 mijë turistë, ndërsa vitin e shkuar ishin rreth 350 mijë turistë të huaj.

Gjatë 11 mujorit 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 9 milion e 533 mijë, duke u rritur me mbi 33 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Për shkak edhe të flukseve të kthimit të emigrantëve që vijnë për festat e Dhjetorit, por edhe turistë të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë si vend për të shijuar festat e fundvitit pritet që viti 2023 të mbyllet më mbi 10 milionë turistë.

Në Nëntor të këtij viti numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri e kanë vizitorët nga vendet e Evropës me mbi 525 mijë shtetas pasuar nga Amerika përkatësisht me 14 mijë dhe Azia Lindore /Paqësori me rreth  3.500 vizitorë. Numri i turistëve nga Amerika u dyfishuan këtë nëntor, në krahasim me nëntorin e vitit të shkuar, që ishin rreth 7 mijë, për shkak edhe të paradës së shqiptarëve që u mbajt për herë të parë në Tiranë për 111-vjetorin e Pavarësisë.

Edhe daljet e shqiptarëve jashtë vendit për muajin Nëntor ishin më të larta se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Mbi 550 mijë shqiptarë udhëtuan jashtë për festat e Nëntorit, pasi kishin 4 ditë pushim, duke pësuar një rritje me 100 mijë më shumë se nëntori i 2022. Shqipëria pritet që edhe gjatë vitit 2024 të jetë një ndër destinacionet kryesore të turistëve evropian dhe jo vetëm, madje sipas tur operatorëve prenotimet për vitin e ardhshëm janë rritur me mbi 35%./Tv Klan

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing