Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Edhe lëngjet e frutave 100% natyrale ndikojnë në shtimin e peshës

Shëndeti  |  17.01.2024 Ora 9:40   
Sipas studimit të fundit, konsumimi i një gote ose më shumë lëngje frutash të përbërë 100% nga frutat, ka lidhshmëri me shtimin në peshë tek të rritur si dhe fëmijët, raporton CNN.

Autori i studimit Dr. Walter Willett, epidemiolog në shkollën e mjekësisë në Harvard, ka shpjeguar se problemi fondamental qëndron tek sasia e konsumit të lëngjeve. Sipas tij, duke konsumuar frutat në mënyrë të lëngshme e bën shumë të lehtë kalimin në mbidozë nga to.

“Një gotë lëng portokalli përmban rreth tre portokaj të shtrydhur në të. Kjo gotë pastaj konsumohet brenda një ose dy minutash, e pastaj mund të shkojmë e të konsumojmë edhe një gotë tjetër, e kjo mënyrë e të konsumuarit pastaj na bën të shtojmë shumë kalori brenda pak kohe, gjë që çon në ngritje të sheqerit në gjak”, ka thënë Willett.

Në ndërkohë, sasia e madhe e sheqerit në gjak çon në rezistencë të insulinës, sindromën metabolike, diabet, sëmundje të zemrës, mbipeshë e shumë probleme të tjera me sëmundje kronike.

Pediatrja endokrinologe, Dr. Tamara Hannon anëtare e Akademisë Amerikane të Pediatrisë, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, mendon se ka prova të mjaftueshme në këtë studim që kanë lidhje me rezultatet klinike të pacientëve të saj, ani pse sipas saj, studimi nuk paraqet shkakun direkt.

Pasi që mbipesha tek fëmijët po rritet çdo ditë, ka ngritur shqetësim tek doktorët. Ata po rekomandojnë që lëngjet e frutave të mos u jepen bebeve nën 1 vjeç. Të kufizohet gjithashtu edhe sasia që u jepet fëmijëve të moshës 1 deri në 3 vjeç, e gjithashtu edhe ata që kanë nga 4 deri në 6 vjeç të pinë sa më pak lëngje.

“Nuk ka asnjë arsye shëndetësore të konsumohen lëngjet e frutave në vend të frutës së plotë apo edhe perimeve, vetëm nëse fëmija nuk mund të hajë ushqime në mënyrë të rregullt”, ka thënë Hannon.

Edhe të rinjtë e të rriturit duhet gjithashtu të zvogëlojnë sasinë e lëngjeve që konsumojnë brenda ditës pasi që një lëng frutash nuk duhet të shihet si një mënyrë e shëndetshme për ta shuar etjen.

“Prapëseprapë më mirë është të konsumohet një lëng frutash në ditë, se sa pijet e sheqerosura si ato të gazuarat për shembull”, ka thënë Dr. David Katz, i cili është nutricionist.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing