Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Një vezë në ditë zvogëlon shanset e goditjes në zemër apo sëmundjeve kardiovaskulare

Shëndeti  |  07.03.2024 Ora 7:52   

Një studim i gjerë, i kryer në Kinë në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit ndërmjet viteve 2004 dhe 2008, i cili përfshiu më shumë se gjysmë milioni të rriturish të moshave 30 deri në 79 vjeç nga 10 vende gjeografikisht të ndryshme nëpër Kinë, tregoi se konsumoni i një veze në ditë ju ndihmon me sëmundjet e zemrës.

Çfarë duhet të dini?

Pjesëmarrësit u ndoqën për normat e prekjes dhe vdekshmërisë, duke u përqendruar në rezultatet e sëmundjeve kardiovaskulare përfshirë sëmundjet ishemike të zemrës , problemet kryesore koronare, goditjen hemorragjike dhe goditjen ishemike. Studimi synoi të hetonte lidhjet midis konsumit të vezëve dhe rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Rezultatet treguan se krahasuar me ata që rrallë herë ose kurrë nuk konsumonin vezë, individët që raportuan konsum të përditshëm (mesatarisht rreth 0.76 vezë në ditë) u shoqëruan me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës. Konkretisht, konsumi i përditshëm i vezëve u lidh me reduktime në rrezikun e ishemisë dhe problemeve koronare, goditjes hemorragjike dhe goditjes ishemike. Gjithashtu u vërejtën marrëdhënie të rëndësishme  midis konsumit të vezëve dhe të gjitha problemeve të zemrës të studiuara. Për më tepër, konsumatorët e përditshëm treguan një rrezik 18% më të ulët të vdekjes dhe një rrezik 28% më të ulët të vdekjes nga goditja hemorragjike krahasuar me ata që nuk i konsumonin.

Ky kërkim sugjeron se një nivel i moderuar i konsumit të vezëve (deri në më pak se 1 vezë në ditë) mund të jetë i shoqëruar me një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare mes të rriturve, kryesisht i pavarur nga faktorët e tjerë dietikë dhe të stilit të jetesës./AgroWeb.org

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing