Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

‘Njerëzit e natës’ janë më inteligjentë

Shëndeti  |  25.03.2024 Ora 10:16   
Flini dhe zgjoheni vonë? Hulumtuesit kanë zbuluar diçka të rëndësishme për ju
Ka një cilësi të rrallë tek ‘njerëzit e natës’. Nëse ju zë gjumi vonë, do të thotë se jeni inteligjentë. Ky është përfundimi i një studimi mbi aftësinë krijuese të mendjes, që zbuloi se ndryshe nga ç’besohet, njerëzit “e natës” janë më krijues dhe më origjinalë se ata “të mëngjesit”.

Pasi u analizuan përgjigjet e një grupi njerëzish, një pjesë e të cilëve flenë herët dhe zgjohen herët, kurse pjesa tjetër flenë shumë vonë, u vu re se njerëzit që flenë vonë kishin prirjen për të qenë më origjinalë në përgjigjet e tyre.

Ata nuk e ndjejnë të nevojshme të ndjekin rregullat e përcaktuara, si përshembull regjimi i gjumit, shkruan “DailyMail”.
Çuditërisht, ndryshe nga ç’mund të mendohet, ata që flenë vonë kanë kujtesë më të fortë, dhe më të organizuar.

Gjithashtu në kundërshtim me atë që mendohet, njerëzit që flenë dhe zgjohen vonë kanë nivele më të ulëta stresi. Kjo sepse janë përgjithësisht në humor më të mirë gjatë ditës.

Por mbi të gjitha, që ishte edhe qëllimi i studimit, u vu re se njerëzit që flenë vonë janë më krijues se ata që flenë në orën 9 e 30 çdo natë.

Njerëzit e mëngjesit nga ana tjetër, janë më produktivë gjatë ditës, por nëse flasim për origjinalitet, tipat e natës janë specialistë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing