Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Zëvendësuesit më të mirë natyror për kripën

Shëndeti  |  26.03.2024 Ora 17:35   
Kripa është ndoshta mëlmesa më e përdorur në kuzhinat e mbarë botës dhe shumë besojnë se shija e saj është e pazëvendësueshme. Shumë ushqime të cilat i adhurojmë janë të konservuara me një sasi të konsiderueshme të kripës.
Megjithatë, kripa është një komponent për shkak të të cilit njerëzit vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Ne ju rekomandojmë zëvendësime të shëndetshme.
Natriumi është elementi kryesor i cili gjendet në kripë, ndërsa, në anën tjetër, atë e gjejmë në shumicën e bimëve natyrore të cilat i përdorim në kuzhinë në baza ditore. Shumica e ushqimeve përmbajnë një sasi të konsiderueshme të natriumit në shijen e tyre natyrore, ndërsa shumicën e ushqimeve që përmbajnë natrium e përdorim jo vetëm për përmirësim të shijes, por edhe për veçori mjekuese.
Për ta rritur shijen e ushqimit tuaj pa shtuar kripë, gjeni zëvendësime natyrore dhe të shëndetshme. Ja disa prej tyre:
Kanella, Kardamomi, Borziloku, Speci i kuq, Dafina, Hudhra pluhur, Piperi i zi, Qepa pluhur, Lëngu i limonit, Farat e lulediellit
Mundohuni të gatuani pa kripë, qëndroni më të shëndetshëm dhe zbuloni shije krejtësisht të reja.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing