Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Apple humbet, Samsung kryeson listën

Teknologji  |  15.04.2024 Ora 13:07   
Dërgesat e telefonëve nga Apple kanë pësuar një rënie prej 10 për qind në tremujorin e parë të 2024, shkaku i konkurrencës së madhe të telefonave Android.

Bëhet e ditur se dërgesat globale të telefonave Samsung janë rritur për 7.8 për qind gjatë periudhës janar-mars, duke e zënë kështu vendin e parë si prodhues global.

Ndryshe, Xiaomi si një nga prodhuesit kryesor të telefonave në Kinë, zë vendin e tretë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Samsung i Koresë së Jugut i cili së fundmi ka prezantuar serinë e re Galaxy S24 ka dërguar më shumë se 60 milionë telefona gjatë kësaj periudhe tremujore.

Kjo rënie e Apple thuhet se nënvizon sfidat me të cilat përballet kompania amerikane në treg, pasi disa kompani kineze e kufizojnë përdorimin e pajisjeve Apple nga punonjësit.

Ndryshe, gjiganti teknologjik do të mbajë një konferencë në qershor ku do të nxjerrë në pah përditësimet e softuerit që fuqizon iPhone, iPad dhe pajisjet tjera Apple.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing