Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kori Siparantum në garat botërore të koreve “Sing for gold” në Spanjë ka marrë ‘Medalje të Artë’.
“Edhe dy çmime për Kosovën. Medalje e Artë (Golden Medal) dhe Çmimi special për programin kontemporan më të mirë dhe interpretim në skenë, në Sing for Gold – The Ëorld Choral Cup, Barcelona, 2024”, njofton Kori “Siparantum” .
Kori ka përfaqësuar Kosovën në Kupën Botërore të Koreve, garë që po mbahet në Spanjë, e që do të vazhdojë deri më 29 tetor.
Grupi i cili përfaqëson shtetin tonë është në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.
I njëjti performoi edhe në koncertin “Midnight Sounds” në Esglesia de Santa Maria i Sant Nicolau, Calella, e që kjo performancë u vlerësua lart nga publiku.
Vlen të ceket se Kupa Botërore e Koreve ka filluar nga data 23 tetor. /Telegrafi/