Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Alkooli dhe shëndeti: rreziqe apo përfitime?

27.01.2025 Ora 8:16   

Shumica e të rriturve në SHBA konsumojnë alkool, por shqetësimet për ndikimet e tij në shëndet po rriten. Studime të fundit tregojnë se edhe nivelet e ulëta të konsumit mund të jenë të dëmshme, ndërsa OBSH deklaron se nuk ka sasi të sigurt të alkoolit për shëndetin tonë.

Ndërkohë, raportet e fundit sugjerojnë se konsumimi i moderuar mund të ketë disa përfitime, si rrezik më të ulët të sulmit në zemër apo disa sëmundjeve tjera. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë që përfitimet e mundshme nuk e tejkalojnë rrezikun e lidhur me sëmundjet si kanceri.

Një sondazh i ri zbulon se 74% e të rriturve amerikanë mbështesin etiketat paralajmëruese për rrezikun e kancerit në pijet alkoolike.

Të dhënat e fundit theksojnë rëndësinë e konsumimit të moderuar dhe një qasjeje të balancuar për shëndetin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në

Marketing