Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot bëhet promovimi i përkthimit të librit "Lugina e Lumit Issa"

Kulturë  |  30.01.2025 Ora 9:30   
Të gjithë ju, dashamirë të librit, sot më 30 janar, ditën e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” (te sheshi “Nënë Tereza”) do të bëhet promovimi i përkthimit të librit "Lugina e Lumit Issa" nga autori Czesław Miłosz në kuadër të kolanës “Effugium” - projekt i mbështetur nga Evropa Kreative.

Për të diskutuar rreth librit, në panel do të jenë të pranishëm:

Blerim Latifi – profesor universitar
Durim Abdullahu – historian;
Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.
 
Shënim për librin:

“Lugina e Lumit Issa” i autorit Czeslaw Milosz - pjesë e kolanës "Effugium" - është një nga romanet më të dalluara për fëmijërinë dhe adoleshencën e autorit. Libri u shkrua nga Miłosz në mërgim dhe u botua për herë të parë në Paris në vitin 1955.

Libri “Lugina e Lumit Issa” ishte një udhëtim në fëmijëri për autorin, si dhe një krijim imagjinar të një vendi mitik të kufizuar nga lumi Issa - një analizë artistike e ngjarjeve dhe fenomeneve të ndryshme. Brigjet e këtij lumi i referohen brigjeve të lumit Niewiaż në jetë reale, ku Miłosz kaloi fëmijërinë e tij.
 
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kulturë

Marketing