Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nga vijnë trëndafilat e Ditës së Shën Valentinit?

Të Tjera  |  13.02.2025 Ora 8:26   

Më shumë se çokollatat në kuti zemre, më shumë se darkat romantike apo arushat e kuqe, trëndafilat janë simboli i vërtetë i Shën Valentinit.

Trëndafilat mbeten lulet më të preferuara për këtë festë. Sipas Shoqatës Amerikane të Luleve, në vitin 2022, 83% e luleve të blera për Shën Valentin ishin trëndafila, dhe rreth dy të tretat ishin trëndafila të kuq.

Dikur, shumica e trëndafilave kultivoheshin në SHBA, kryesisht në Kaliforni. Por sot, sipas Camron King nga “Certified American Grown”, në SHBA veprojnë më pak se 20 kultivues komercialë të trëndafilave, pasi shumica importohen nga Amerika e Jugut.

Nga fushat e Amerikës Latine deri në Miami
Shumica e trëndafilave vijnë nga Kolumbia dhe Ekuadori. Fermerët fillojnë planifikimin muaj përpara, duke kontrolluar kohën e lulëzimit për 14 shkurtin. Pas korrjes, trëndafilat paketohen dhe dërgohet me avion drejt aeroportit në Miami.

Nga Miami drejt supermarketeve
Gjatë dy javëve para Shën Valentinit, numri i fluturimeve rritet ndjeshëm. Trëndafilat kalojnë kontrollin doganor, përpunohen në qendra shpërndarjeje dhe ruajnë freskinë në frigoriferë.

Mbërritja në dyqane dhe te ju
Pas një udhëtimi të gjatë, buqetat shpërndahen në dyqane dhe supermarkete. Pavarësisht debatit mbi ndikimin mjedisor të importit të luleve, trëndafilat vazhdojnë të simbolizojnë dashurinë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing