Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bridget Jones: Mad About the Boy debuton me një rezultat rekord në Rotten Tomatoes

Film  |  13.02.2025 Ora 8:49   

Filmi Bridget Jones: Mad About the Boy ka debutuar në Rotten Tomatoes me një rezultat rekord. Ky është i katërti në serinë e komedisë romantike, e bazuar në librat e Bridget Jones' Diary nga autorja Helen Fielding. Ky film ndjek karakterin e Bridget Jones, të luajtur si gjithmonë nga Renée Zellweger, teksa ajo e përjeton humbjen e bashkëshortit të saj, Mark Darcy (Colin Firth), dhe fillon një lidhje me Roxster (Leo Woodall), një mashkull që është dy dekada më i ri se ajo.

Rotten Tomatoes ka mbledhur tani një rezultat zyrtar për Mad About the Boy nga 27 kritika të ndryshme. Ndërsa ky rezultat mund të ndryshojë nëse shtohen më shumë kritika, në momentin e shkruarjes së këtij artikulli filmi ka arritur një rezultat të shkëlqyer 85%, me një vlerësim mesatar prej 6.9 nga 10. Ky rezultat jo vetëm që është i treti më i larti në karrierën e Zellweger (pas One True Thing dhe Chicago që kanë një vlerësim të përbashkët prej 87%), por gjithashtu është gjithashtu rezultati më i mirë që ka arritur ndonjëherë një film i serisë Bridget Jones.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing