Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Këshilli për Trashëgimi Kulturore për sheshin ‘‘Xhorxh Bush’’: Të gjendet zgjidhje e përbashkët

Vendi  |  30.04.2025 Ora 10:47   

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, është deklaruar rreth çështjes së punimeve në sheshin ‘’Xhorxh Bush’’, në Prishtinë, duke thënë se këto zhvillime po i përcjellin ‘’me shqetësim dhe me vëmendje të veçantë’’.

Nga KKTK është bërë thirrje edhe që institucionet të punojnë bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes më të mirë. ‘‘KKTK thekson se ruajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore duhet të jetë në qendër të vëmendjes së politikave zhvillimore të qytetit, dhe se rregullimi dhe transformimi i hapësirave publike nuk duhet ta tjetersojë identitetin dhe funksionalitetin e tyre’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore po përcjell me shqetësim dhe me vëmendje të veçantë zhvillimet rreth punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.
 
KKTK u bën thirrje institucioneve që të punojnë bashkërisht në gjetjen e zgjidhjes më të mirë për të dalë nga ky ngërç.
 
KKTK thekson se ruajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore duhet të jetë në qendër të vëmendjes së politikave zhvillimore të qytetit, dhe se rregullimi dhe transformimi i hapësirave publike nuk duhet ta tjetersojë identitetin dhe funksionalitetin e tyre.
 
Po ashtu, KKTK-ja pret nga institucionet që të jenë shembull i respektimit të Ligjit për Trashëgimi Kulturore. /GazetaExpress

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing