Vrasësi i akuzuar Luigi Mangione do të jetë subjekt i një muzikali të ri që do të shfaqet premierë muajin e ardhshëm në San Francisko, të titulluar Luigi: The Musical.
Në muzikal do të shfaqen gjithashtu si personazhe dy nga të burgosurit e tjerë të Mangione në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit - Sean "Diddy" Combs dhe Sam Bankman-Fried.
Shfaqja është shitur tashmë për të gjithë reprizat e saja.
Mangione aktualisht po përballet me akuza shtetërore dhe federale pasi u akuzua për vrasjen me armë të drejtorit ekzekutiv të United Healthcare, Brian Thompson.
Ai u paraqit në gjykatë më 25 prill për akuzat federale të vrasjes dhe përndjekjes, për të cilat ai u deklarua i pafajshëm.
Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi ka thënë se synon të kërkojë dënimin me vdekje nëse Mangione dënohet për ato akuza federale.
Ky gjyq është planifikuar të fillojë në dhjetor, ndërsa premierat e Luigi: The Musical do të fillojnë më 13 qershor.