Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Superylli latin Bad Bunny ka shpallur datat për turneun e tij të ri botëror, pas suksesit të menjëhershëm të serisë së koncerteve në Puerto Rico. Turneu “Debí Tirar Más Fotos” përfshin 23 data dhe nis më 21 nëntor në Republikën Dominikane, me ndalesa nëpër Amerikën Latine, Brazil, Australi, Japoni dhe Evropë – që shënon rikthimin e tij në kontinent pas gati gjashtë vitesh.
Ky tur vjen si vazhdim i suksesit të albumit të tij të gjashtë, i cili kaloi tri javë në vendin e parë dhe ka qëndruar në top 10 të Billboard 200 për 13 javë.