Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Eksperienca është e hapur vetëm për mysafirët mbi moshën 21 vjeç dhe kushton 179 dollarë, përveç hyrjes së zakonshme në park. Mysafirët do të duhet të bëjnë rezervime paraprakisht dhe të paraqesin një dokument identifikimi për të provuar moshën. Rezervimet janë hapur që nga 6 maji.
Çdo pjesëmarrës do të ketë tavolinën e tij private me pamje direkte nga spektakli i fishekzjarrëve "Luminous: The Symphony of Us", i cili zhvillohet mbi World Showcase Lagoon. Pjesë e paketës janë edhe një “tasting tower” me ushqime të lehta, një përzgjedhje ëmbëlsirash, shampanjë nga somelierët e Disney-t dhe kokteje të veçanta për eventin.
Ky është një hap i pazakontë për një destinacion të njohur për fokusin e tij tek familjet, por një mundësi unike për të rriturit që duan të përjetojnë magjinë e Disney-t në një atmosferë më të rafinuar. Sipas Disney, për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, është e rëndësishme që mysafirët të respektojnë rregullat e anulimit dhe të konfirmojnë orarin e shfaqjes paraprakisht, pasi fishekzjarrët nuk garantohen gjithmonë.