Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti, është kritik ndaj vendimit për vendosjen e semaforëve në këtë zonë. Sipas tij, kjo ndërhyrje vetëm do ta ngarkojë më shumë trafikun dhe do të krijojë pengesa aty ku më parë kishte më pak probleme.
Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës mbron vendimin. Zëdhënësi Donat Lushaku deklaron se ndërhyrja është bërë pas analizave dhe është miratuar nga kabineti i kryetarit. Ai shton se qyteti ka një dinamikë të lartë të trafikut dhe se testime të tilla janë të domosdoshme për të gjetur zgjidhjet më efikase.
Sipas komunës, semaforët pritet të aktivizohen së shpejti.