Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Universiteti Yale shton lëndën e Bad Bunny në kurrikulën e tij

Muzikë  |  13.05.2025 Ora 8:35   

Universiteti Yale do të ofrojë këtë vjeshtë një kurs të ri me titullin “Bad Bunny: Musical Aesthetics and Politics”. Lënda do të përdorë albumin e tij të fundit Debí Tirar Más Fotos për të trajtuar tema si identiteti, migrimi dhe historia koloniale, përmes analizës së muzikës së tij.

Studentët do të mësojnë për zhanre tradicionale si bomba, plena, salsa dhe reggaetón, dhe mënyrën se si këto ritme bartin histori të rezistencës kulturore. Kënga NUEVAYoL do të përdoret si shembull për të diskutuar lidhjet e diasporës portorikane me qytetin e Nju Jorkut.

Kjo nuk është hera e parë që Yale ofron lëndë të ndërlidhura me pop kulturën – më herët kanë pasur kurs mbi Beyoncé. Me mbi 40 studentë të regjistruar tashmë, klasa për Bad Bunny po tërheq interes të madh dhe nxit diskutime të rëndësishme rreth muzikës dhe shoqërisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing